Chef Ersid Shkoza është një nga përfaqësuesit më autentikë të kuzhinës shqiptare moderne, një shef kuzhine që e ka trashëguar zanatin si një pasuri familjare dhe e ka kthyer atë në mision jete.
Me dëshirën për t’u rritur profesionalisht, Ersidi ka punuar dhe është formuar në disa vende të Europës, mes tyre Italia dhe Belgjika, ku ka përvetësuar teknika bashkëkohore dhe standardet më të larta të shërbimit.
Pas vitesh eksperience jashtë vendit, ai zgjodhi të rikthehet në Shqipëri dhe të sjellë një frymë të re, duke kombinuar traditën me inovacionin.
Kjo filozofi kulmon me krijimin e Restorantit “Shije Shqiptare”, një hapësirë ku tradita merr jetë në çdo pjatë.